Khalifahklothing - Muzika !!! - Irfan Salihu




855 Views

Published
Es-Selamu Alejkum Ju paraqesim ligjerat me : Hoxhë: Irfan Salihu " Muzika !!! " E lusim All-llahun (Subhanehu we te'ala) që të kemi dobi nga kjo që dëgjojmë. Amin Mund ta degjosh dhe ta shkarkon ne Mp3 www.4shared.com Hoxhë Irfan Salihu u lind më 23 gusht të vitit 1971 në qytetin e Prizrenit, ku edhe me sukses e përfundoi shkollimin fillorë në vitin 1986. Më pas i vazhdoi studimet në medresenë e mesme 'Alauddin' në kryeqytet. Pas përfundimit të medresesë më 1986, hoxha jonë i vazhdoi studimet në qytetin e Medines. Mirëpo, për shkak të disa rrethanave familjare, u detyrua t'i braktisë ato përkohësisht për t'ju rikthyer librave sërish pas një viti e gjysmë, por kësaj radhe në shtetin e Jordanisë. Këtu, hoxha Irfan Salihu e përfundoi fakultetin e Sheriatit në degën 'fikh-usul', në vitin 1999. Njëherit gjatë periudhës së studimeve, hoxha e pati fatin që t'i bashkohet karavanit të gjatë të nxënësve të dijetarit të mirënjohur shqiptarë Muhamed Nasirudin Albani, Zoti e pastë mëshiruar. Hoxha Irfan Salihu aktualisht jeton dhe vepron në qytetin e Prizrenit, si Imam në xhaminë 'Suzi Zerrini' dhe njihet për ligjeratat e tij në tribunat e ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Poashtu, hoxha është përkthyes dhe recenzent i shumë librave me karakter fetarë. Prej të cilave 'Ta mësojmë Islamin' dhe 'Disa tregime për fëmijë' janë shumë të njohura për lexuesin shqipëtarë, veqanërisht përmes setit të librave 'Biblioteka familjare'.
Category
English Da'awa
Be the first to comment